F1, Alonso: Makina përgjigjet mirë

10/05/2013 20:45

Fernando Alonso ishte më i shpejti në sesionin e parë dhe i dyti në sesionin e dytë të provave të lira të Cmimit të Madh të Spanjës.

Piloti i Ferrarit u shpreh i kënaqur nga e premtja duke e konsideruar si “ditë pozitive”: “Duhet të analizojmë të gjitha të dhënat e grumbulluara. Makina u përgjigj mirë dhe ishte në nivele të larta, por kemi ende punë për të bërë.”

Gjithashtu spanjolli foli edhe për rivalët në provat zyrtare të së shtunës dhe garën e së dielës: “Pretendentët kryesorë janë po ata: makinat Red Bull, Mercedes, Ferrari dhe Lotus.”

Provat zyrtare të Cmimit të Madh të Spanjës do të zhvillohen të shtunën në orën 14:00. Gara, të dielën në po të njëjtën orë.

Top Channel