Robin Williams tallet me Kim Kardashian

09/05/2013 00:00

Robin Williams është tallur me veshjen e Kim Kardashian në mbrëmjen gala të Met Ball. Aktori i komedive ka shkruar në Twitter se një fustan i tillë i shkonte më shumë atij tek filmi ‘Mrs Doubtfire’.

Një ditë pasi Kimi u shfaq me një fustan me lule, Williams postoi një foto në Twitter nga filmi i vitit 1993, ku personazhi i tij shfaqet me një veshje të ngjashme.

“Mendoj se mua më shkonte më shumë”, shkroi aktori 62-vjeçar.

Në filmin ‘Mrs Doubtfire’, Williams luan rolin e një burri të ndarë nga gruaja i cili shndërrohet në një dado britanike në mënyrë që të kalojë më shumë kohë me fëmijët e tij.

Top Channel