Real shtyn festën e Barcelonës

09/05/2013 00:00

Barcelona nuk është ende kampione e Spanjës. Në ndeshjen pararendëse të javës së 3 nga fundi i kampionatit, Real Madrid shkatërron 6-2 Malaga-n dhe mban të hapur garën për La Liga.

“Blaugrana”-t, që kanë aktualisht 8 pikë avantazh dhe 1 ndeshje më pak, mund të hapin shampanjën që nga dita e diel.

Reali, nga ana e tij, blindon vendin e dytë, pas golave të Albiol, Ronaldo, Ozil, Benzema, Modric dhe Di Maria. Më shumë se sa mposhtja e një rivali si Malaga, Real mund të gëzohen me faktin se ua shtyu për pak ditë festën rivalëve të Barcelonës, të cilët pikërisht në Madrid, kundër Atletico-s, mund të shpallen matematikisht kampionë të Spanjës.

Real dhe Atletico kanë luajtur më herët se të tjerët ndeshjet e kampionatit, për shkak se do të përballen së bashku në finalen e Kupës së Mbretit, në një derbi të gjithin madrilen, më 18 maj.

Top Channel