Kreu i shtetit Bujar Nishani ishte në Vlorë me rastin e një aktiviteti
që ka organizuar Shoqata e Aeronautikës me kuadrin e çeljes së sezonit
turistik.

Ne krah te kreut te Bashkise Shpetim Gjika, zoti Nishani e vuri theksin tek promovimi i vlerave jo vetem te zones, por e te gjithe Shqiperise si menyra per te afruar sa me shume turiste.

Presidenti Nishani shprehu vlerësimin e tij për këtë eveniment sportiv të kthyer tashmë në një traditë shkëlqyer për mbarë Shqipërinë, duke theksuar se përzgjedhja e Vlorës për një aktivitet të tillë reflekton mikpritjen dhe qytetarinë e popullit vlonjat, bukuritë e mahnitshme të Vlorës, shpirtin aktiv dhe formën sportive të qytetarëve saj.

Kreu i shtetit shprehu vlerësimin e tij për mesazhin e shkëlqyer të solidaritetit që përçojnë të tilla aktivitete, por edhe të vlerave të mëdha që përmban sporti si një element i rëndësishëm dhe shtyllë kryesore e kulturës.

Ky aktivitet sipas Presidentit te Republikes eshte nje vlere e shtuar qe percon per me teper edhe nje mesazh sipas tij solidariteti dhe bashkepunimi, per njerezit qe kane kontribuar ne reklamimin e pasurive dhe bukuruive te natyres shqiptare.

Top Channel