Juventus mbyll Calciopoli-n

09/05/2013 00:00

Pas titullit të dytë kampion radhazi, Juventusi mbyll përfundimisht kapitullin Calciopoli.

Klubi torinez do të heqë nga fanellat e sezonit të ardhshëm shkrimin “31 në fushë” (që i referohet titujve që Juve ka fituar, por dy prej tyre i janë hequr pas skandalit Calciopoli) dhe gjithashtu nuk do të ketë asnjë yll mbi stemë.

Kështu mbyllet polemika e hapur me Ligën e Futbollit pasi me fanellat ku shkruhej “31 në fushë”, Juventus distancohej qartë nga vendimet e drejtësisë sportive pas skandalit që shpërtheu në futbollin italian në vitin 2006.

Në këtë mënyrë, futbollistët e Juventusit do të zbresin në fushë vitin e ardhshëm me fanella të thjeshta, që do të kenë vetëm stemën e klubit dhe simbolin e “Nike”.

Top Channel