Hollywood përgatit film për Messi-n

09/05/2013 00:00

Kompania ‘Epic Pictures Group’ po përgatit një film mbi jetën e Leo Messi-t, një projekt që mund të jetë gati për t’u shfaqur në kinema kur të fillojë botërori i Brazilit në vitin 2014.

Lajmin e bëri të ditur revista ‘Variety’. Filmi që do të jetë i tipit “Rocky” me Sylvester Stallone, do të bazohet në biografinë “Messi: The Inside Story of the Boy Who Became a Legend”, e shkruar nga Luca Caioli.

Filmi do të financohet dhe prodhohet nga ‘Epic Pictures Group’. Drejtorët e kompanisë, Patrick Ewald dhe Shaked Berenson, aktualisht po negociojnë me skenaristë dhe regjisorë të mundshëm.

Producentët duan të përqendrojnë historinë në fëmijërinë e Messi-t dhe kapërcimin e problemit fizik që ka pasur për tu bërë një nga futbollistët më të mirë të historisë.

Top Channel