Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në inaugurimin e rikonstruksionit
të rrugës Sevaster-Kalivac, nga e cila përfitojnë direkt 12 mijë banorët
e 18 fshatrave, që gjenden në zonen që bashkon rrethin e Vlorës me atë
të Tepelenës.

Per Kryeministrin Berisha cdo rruge e ndertuar eshte rruge drejt zhvillimit te çdo zone dhe segmenti qe lidh Sevasterin me Kalivacin shton mundesite e lidhjeve tregtare, duke lehtesuar daljen ne treg te ullinjve dhe prodhimeve blegtorale per te cilat eshte e njohur kjo zone. Sipas Kryeministrit Berisha trefishimi i granteve per fermeret, lehtesite e tjera fiskale dhe rritja e metejshme e pagave dhe pensioneve jane drejtimet kryesore te programit te Partise Demoratike per rritjen e mireqenies se shqiptareve gjate 4 viteve te ardhshem.

“23 qershori po vjen, ne kërkojmë votat tuaja, jo për këto që kemi bërë, i kërkojmë votat tuaja për ato që do të bëjmë. Kërkojmë votat tuaja, sepse duam, që në çdo skaj të Sevasterit, të Vlorës, të Shqipërisë kudo, të ketë infrastrukturë moderne si kjo. Sot ne do të bëjmë gjithçka për punësimin, do të bëjmë gjithçka për rritjen e mirëqenies. Infrastruktura, rruga  është kushti më kryesor pas shkollës për zhvillimin. Ne ndërtojmë rrugën, rruga na ndërton ne”, tha Berisha.

Komuna e Sevasterit po lidhet gjithashtu me nje rruge te re edhe me Vloren, ku sipas Kryeministrit po punohet ne te gjithe trajektoren e saj per te perfunduar brenda afatit, duke shkurtuar kohen dhe kostot e qytetareve per punet e tyre te perditshme. Kryeministri Berisha thote se qellimi i vetem eshte nxjerrja nga prapambetja shekullore e çdo zone ne shqiperi dhe ecja perpara drejt zhvillimit.

“Kjo është rruga jonë, rrugë djersë, rrugë mundimi, rrugë suksesi, rrugë mëkëmbje, rrugë punësimi, rrugë integrimi. Sepse duam që shqiptarë kudo që janë të shfrytëzojnë potencialin e madh të vendit të tyre, t’i shndërrojnë pasuritë e tyre në të mira për veten dhe vendin e tyre, sepse duam që të ecim me dinjitet drejt Europës, sepse duam që të mos na marrë njeri peng, siç na morën për tre ligje, njerëz të papërgjegjshëm, të cilët me 23 qershor do të marrin atë që meritojnë nga shqiptarët”, theksoi Berisha.

Top Channel