Allegri, favorit për stolin e Romës

09/05/2013 20:20

Humbja në shtëpi ndaj Chievos, në mesjavën në të cilën u luajtën ndeshjet e Serisë A, duket se dëmtoi përfundimisht pozitat e trajnerit aktual, Andreazzoli, në “Olimpico”.

Në këto kushte, verdhekuqtë pritet të përfshihen në verë edhe në merkaton e trajnerëve, ku Massimiliano Allegri, pas problemeve që ka pasur së fundmi me Berlusconin tek Milani, është shndërruar në mënyrë befasuese në “pole-positions”.

Sipas bastexhinjve, në këtë moment, shanset që Allegri të marrë në dorë skuadrën kryeqytetase kuotohen me koefiçentin 2.5.

Trajneri aktual, Andreazzoli do të konfirmohet në një në tre raste (koef. 3), një koefiçent i njëjtë me atë të trajnerit të Napolit, Ëalter Mazzari, që gjithashtu duket drejt largimit.

Larg këtyre tre emrave, dy emra të tjerë më pak të kuotuar janë Pellegrini (koefiçent 7) dhe Pioli, me një koefiçent 12.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA