United “i hap derën” Mourinho-s

08/05/2013 00:00

Në Manchester, por edhe në gjithë Premier League-n angleze, kanë nisur të dëgjohen zëra të shumë në lidhje me të ardhmen e Sir Alex Ferguson.

Duke iu referuar burimeve pranë disa prej futbollistëve të United, trajeri-menaxher skocez i “djajve të kuq” është gati për t’i thënë lamtumirë pankinës, ku ka qendruar për plot 26 vjet.

Njoftimi, i shtyrë për shkak të rregullave të bursës së Nju Jorkut, ku klubi anglez është kuotuar, mund të jepet pas ndeshjes në “Old Trafford” me Swansea-n.

Sipas raportimeve të “Times”, mes motiveve që kanë shtyrë Sir Alex të ndërmarrë këtë vendim për t’u larguar përfundimisht nga futbolli, janë edhe problemet shëndetësore, të cilat shqetësojnë prej kohësh teknikun skocez.

E përditshmja angleze i hap dyert e United trajnerit portugez të Realit të Madridit, Jose Mourinho. Sipas një burimi ekskluziv të tyrin, Chelsea ka kërkuar kohë përpara se të negociojë rikthimin e “Special One” në “Stamford Bridge”.

Pikë së pari, klubi anglez nuk dëshiron t’i paguajë klauzolën e prishjes së kontratës Realit të Madridit, por ka edhe probleme në lidhje me stafin teknik të kërkuar nga portugezi.

Janë këto arsye, që mund të hapin një skenar të paparashikuar më parë, por që mund të bëhet i mundshëm papritur: Jose Mourinho te Manchester United.

Top Channel