Puyol: Nuk do të shkoj tek Milani

08/05/2013 16:15

Pas lajmit të dhënë nga një televizion katalanas se Carles Puyol mund të largohej nga Barcelona në fund të këtij sezoni për tu transferuar tek Milani, ka qenë vetë lojtari veteran që përgënjeshtroi gjithçka nëpërmjet Twitter-it.

“Të gjitha lajmet që po qarkullojnë janë të rreme. Unë jam i përqendruar në rekuperimin tim dhe dua të jem në formë për sezonin e ardhshëm”, shkroi Puyol, i cili këtë sezon ka vuajtur shumë me dëmtimet.

Carles Puyol është kapiteni i Barcelonës që nga gushti i vitit 2004, kur zëvendësoi në këtë rol Luis Enrique. Qendërmbrojtësi spanjoll ka fituar 18 tituj me klubin azulgrana ku bien në sy 5 kampionate spanjolle dhe tre Champions League.

Top Channel