F1, Alonso-Webber, kundërshtarët miq

08/05/2013 21:40

Fernando Alonso dhe Mark Webber kanë biseduar në prani të BBC-së me njëri-tjetrin si dy miq të mirë që janë.

Piloti i Ferrarit dhe ai i Red Bull kujtojnë shumë momente të veçanta që kanë ndarë në pistë dhe jashtë saj. Webber risjell në mendje: “Në vitin 2005, në garën e Bahreinit, unë kisha një Jaguar me probleme dhe Alonso një Renault të shkëlqyer. Aty jam mbrojtur pak ashpër dhe sot do më kishin pezulluar të paktën 10 gara për manovrat e mia.”

Por Alonso përgjigjet: “Nuk besoj se është sjellë kaq keq sepse do kujtohesha për këtë rast. Webber ka qenë gjithmonë korrekt, kemi luftuar në shumë gara.”

Intervista zbuloi edhe një herë tjetër se keta dy pilotë janë miq shumë të mirë edhe pse rivalë në pistë.

“Nëse nuk fitoj unë, dua që të fitojë Webber”, theksoi Alonso.

Top Channel