Lewis Hamilton, një besimtar i devotshëm

07/05/2013 00:00

Ai thotë se talenti i tij për të garuar në kompeticionet e Formula 1
rrjedh direkt nga Zoti. Mesa duket, për Lewis Hamilton mënyra më e mirë
për të falenderuar Zotin për këtë ishte të tatuonte një kryq të madh në
kurrizin e tij.

Ylli i Formula 1 e tregoi tatuazhin e madh teksa ishte me pushime në Malibu të Kalifornisë, bashkë me të dashurën, këngëtaren Nicole Scherzinger.

Hamilton, i krishterë dhe një ndjekës i rregullt i kishës, ka gjithashtu imazhin e një ëngjëlli në parakrahun e tij të djathtë dhe një të Shën Mërisë e Jezu Krishtit në pjesën e sipërme të krahut.

Ndërsa mbi kryqin e madh të tatuuar në kurriz shkruhet “Still I Rise” (unë ngrihem sërish).

Fraza është titulli i një poeme të famshme e poetes afro-amerikane Maya Angelou. Megjithatë, për Hamilton ajo mund të jetë më familjare pasi është titulli i një kënge të reperit mysliman, Tupac Shakur.

Top Channel