Katie Holmes, kockë e lëkurë

07/05/2013 00:00

Shpesh herë ajo shihet të stërvitet në një palestër të Nju Jorkut kur
nuk kujdeset për vajzën e saj Suri dhe duket se rezultatet i ka arritur.

Duket se Katie Holmes, ish-bashkëshortja e Tom Cruise, ka humbur shumë kile së fundmi, ndoshta më shumë se ç’duhet.

Aktorja 34-vjeçare tregoi kurrizin e saj kockë e lëkurë teksa merrte pjesë në një mbrëmje në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork.

Holmes është fotografuar nga fotoreporterët e mbledhur dhe fotot nuk kanë vonuar të bëjnë xhiron e botës, duke shtangur jo vetëm fansat e saj, por edhe të tjerët.

Top Channel