F1, Hamilton: Jam më i lumtur tek Mercedes

07/05/2013 16:15

Lewis Hamilton (Mercedes) është shprehur se tashmë është më i lumtur sepse skuderia e tij e re nuk e kontrollon aq shumë sa McLaren-i.

“Tek McLaren kishte shumë kontroll, ndërsa tani marr vendimet që dua dhe jam vetvetja. Këtë gjë kam dashur gjithmonë. Jam më i lumtur tani. Nuk i jap llogar askujt”, deklaroi britaniku për ‘Daily Mirror’.

Hamilton, i cili është shpallur kampion me McLaren në vitin 2008, kujton një episod nga etapa e tij tek McLaren.

“Në jetën personale kisha një person që më thonte se çfarë duhet të bëja dhe kjo më hiqte dëshirën për të punuar. Nuk përqendrohesha dot dhe për pak sa nuk kalova në depresion para tre vitesh.”

Top Channel