Messi barazon Maradonën

06/05/2013 19:15

Fitues i katër Topave të Artë, si askush tjetër më parë në histori, Lionel Messi barazoi me golin e shënuar në fundjavë ndaj Betisit një rekord të pabesueshëm, atë të të gjithë golave të shënuar në karrierë nga legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona.

Dy herë kampioni i botës me Argjentinën, Maradona realizoi në total 345 gola në ndeshjet zyrtare gjatë karrierës së tij, 311 në skuadrat ku luajti, Argentinos, Boca Juniors, Barcelona, Napoli, Sevilja dhe Boca Juniors, e pjesën tjetër tek kombëtarja.

Nga ana e tij, Messi gjithashtu ka arritur në këtë kuotë, me 313 gola zyrtarë për Barcelonën dhe 32 të tjerë për përfaqësuesen.

Ajo që e bën edhe më të pabesueshme arritjen e Messit është fakti se këto shifra ai i ka arritur në nëntë vjet karrierë, që prej debutimit të vitit 2004.

Nga ana e tij, ndonëse me disa ndërprerje të detyruara për shkak dëmtimesh, dopingu e arsye të tjera, karriera e Maradonës zgjati shumë më gjatë, plot 22 vjet, nga debutimi i vitit 1976 e deri në tërheqjen përfundimtare në 1998-n.

Top Channel