LeBron James, lojtari më i mirë i NBA

06/05/2013 00:00

LeBron James, basketbollisti i Miami Heat, është shpallur të dielën basketbollisti më i mirë i sezonit të rregullt 2012/2013 duke arritur kështu MVP-në e tij të katërt në pesë vite duke iu bashkuar Wilt Chamberlain (4), Bill Russel (5), Michael Jordan (5) dhe Kareem Abdul-Jabbar (6) si një nga pesë lojtarët me më shumë MVP në karrierë.

28-vjeçari mori 1207 pikë nga 121 gazetarët që votuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Kanada dhe nga tifozët të cilët votuan në faqen nba.com.

Kevin Durant (Oklahoma City) me 765 pikë; Carmelo Anthony (New York Knicks) me 475; Chris Paul (Los Angeles Clippers) me 289 dhe Kobe Bryant (Los Angeles Lakers) me 184 plotësuan pesë vendet e para.

LeBron James ka shënuar mesatarisht 26.8 pikë për ndeshje duke i shtuar performancava të tij 8 topa në tabelë dhe 7.3 asist.

Top Channel