Kurbin, vriten me armë zjarri 2 persona

06/05/2013 22:10

Dy vrasje me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së hënës në Kurbin, të cilat kanë tronditur banorët e fshatit Kushë e Kuqe.

Sipas informacioneve të fundit të policisë lokale, viktimat e krimit të dyfishtë janë shtetasit Dedë dhe Luigj Vukaj, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.

Për momentin, nënvizojnë burimet, arsyet e vrasjeve janë të paqarta, por autori i tyre është identifikuar dhe po kërkohet nga uniformat blu.

Dy vrasjet vijnë një ditë pas asaj të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ku një biznesmen 43-vjeçar u ekzekutua në një atentat, ndoshta për shkak të konflikteve që lidhen me biznesin e tij në fushën e ndërtimit.

Ndërsa në fund të prillit, një përplasje me armë zjarri mes disa të rinjve në Laç çoi në vdekjen një të riu 25-vjeçar. Burime policore lokale njoftuan se viktima ishte shtetasi Besar Ndreu, i cili ndërroi jetë gjatë rrugës për në Spitalin Ushtarak.

Nga konflikti i armatosur, i ndodhur në fshatin Sanxhak, një person tjetër, Glentin Bajraktari, mbeti i plagosur. Burimet shtuan se bazë e këtij konflikti dyshohej të ishte një sherr banal mes të rinjve, që degjeneroi në armë.

Një ditë para kësaj ngjarjeje një tregtar u vra në tregun e fruta-perimeve në qytetin e Lezhës. Shtetasi Dashamir Qyrku u gjet i plagosur rëndë me armë zjarri në pjesën e qafës dhe humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

Policia shoqëroi një numër të madh dëshmitarësh okularë dhe nga dëshmitë e tyre identifikoi si të dyshuar për krimin një agjent privat taksash, Besnik Meçaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA