
Policia e Tiranës dyshon se biznesmeni 43-vjeçar, i ekzekutuar një natë
më parë në Tiranë, të jetë vrarë për shkak të konflikteve që lidhen me
biznesin e tij në fushën e ndërtimit.
Sipas policise, dyshohet kryesisht per nje atentat ne lidhje me huamarrjet e tij, si edhe konflikte te pronesise. Gjate nates se te dieles duke u gdhire e hena jane shoqeruar ne Drejtorine e Policise se Tiranes, nje numer i madh personash te afert me biznesmenin, ne lidhje shoqerore dhe biznesi me te, si edhe ata qe kane patur konflikte gjate dy viteve te fundit.
Sipas te dhenave paraprake vete biznesmeni ka patur kercenime ne javet e fundit, por nuk i ka denoncuar ato.
Hikmet Kotorri, biznesmen ne fushen e ndertimit u qellua nga te pakten dy persona me arme zjarri kater here ne trup dhe ne koke. Ai humbi jeten gjate transportit per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Biznesmeni u qellua ne afërsi të banesës së tij në kryqëzimin e rrugëve “Ali Visha” dhe “Besnik Sykja” në kryeqytet.
Ai ishte duke hyre ne pallatin e tij te banimit kur eshte gjendur pre e plumbave. Policia shoqeroi te pakten 20 persona qe ishin ne afersi te vendit te ngjarjes por pa marre dot ndonje detaj te hollesishem ne lidhje me autoret e krimit qe jane larguar me automjetin e tyre.
Gjithashtu ne njoftimin e saj per shtyp policia sqaroi se ka arritur te mbledhe ne vendngjarje gezhojat dhe po pret ekspertizen nga laboratori per to. Ne lidhje me motivet e ngjarjes se rende, policia sqaroi se eshte duke hetuar ne pisten kryesore te konflikteve per shkak te aktivitetit te tij privat.
43-vjeçari lindur ne Permet dhe banues ne Tirane dyshohet se ishte nen kercenime te shpeshta. Ai eshte marre ne pyetje nje muaj me pare, kur ndodhi nje shperthim ne nje automjet ne zonen e Kopshtit Botanik. Ne automjet ndodhej nje nga miqte e Kotorrit, i cili pesoi demtime te lehta. Kotorri ishte baba i tre femijeve dhe pronar ne disa kompanive të ndërtimit, si edhe i nje kompanie nafte të regjistruar ne Spanje.
Top Channel