Fotot e festës së Juventusit

06/05/2013 10:30

Festa e Juventusit për titullin kampion të sezonit 2012-2013 është spostuar nga “Juventus Stadium” në qendër të qytetit të Torinos pasditen e së dielës.

Në rrugë kishte mijëra tifozë bardhezinj që prisnin heronjtë e tyre për të festuar kampionatin e dytë radhazi të fituar nga skuadra e drejtuar nga Antonio Conte.

Futbollistët kanë parakaluar në qytet në bordin e një autobuzi pa çati dhe nga të dy anët e tij ishin tifozët që krijonin një atmosferë të mrekullueshme.

Top Channel