Serie A/ Bologna shtang Napolin, e mposht në Maradona Stadium dhe gara për zonën Champions ndizet më shumë se kurrë
Nuk ka mjaftuar fitorja ndaj Vajadolidit në Bernabeu për të shuar polemikat dhe për të ulur tensionin tek Reali i Madridit. Skuadra e Murinjos fitoi me rezultatin 4-3 ndaj miqve duke dhuruar shumë emocione, pavarësisht se pankina dhe trajneri Murinjo mbeten të ngrysur.
Pas golit të Oskar që zhbllokoi ndeshjen, ishte skuadra e Vajadolidit që kontribuoi edhe në golin e barazimit ku u devijua goditja e Di Marias. Më pas, Kristiano Ronaldo dhe Guerra shënuan për skuadrat respektive duke e mbyllur pjesën e parë në barazim.
Me fillimin e së dytës është braziliani Kaka’ ai që i jep avantazhin madrilenëve me golin e tretë. Më pas ishte Kristiano Ronaldo që shënon golin e katërt duke vulosur gjithçka edhe pse skuadra mike e Vajadolidit shënon edhe golin e tretë për të mbyllur gjithçka të këtij 90 minutëshi me rezultatin 4-3, një fitore për madrilenet që vlen për statistikë pasi çështjen e kampionatit Barcelona, me 8 pikë avantazh aktualisht edhe me një ndeshje më pak, e ka mbyllur në La Liga.
Top Channel