Serie A/ Bologna shtang Napolin, e mposht në Maradona Stadium dhe gara për zonën Champions ndizet më shumë se kurrë Nëse në Superligë ndeshjet luhen për formalitet pasi kampionët dhe skuadrat që bien nga kategoria janë përcaktuar prej mëse dy javësh, në Kategorinë e Parë Dinamo shpëton deri diku emrin duke mos rënë një kategori më poshtë pas barazimit 0-0 në Fushë-Krujë, ku le të themi që u luajt futboll.
Edhe pse Federata Shqiptare e Futbollit e kishte vlerësuar këtë ndeshje me një nga gjyqtarët e FIFA-s (Lorenc Jemini), ishin lojtarët që e ekzagjeruan në fushën e lojës me ndërhyrjet e parregullta duke treguar se këtë gjë dinin të bënin më shumë se të luanin futboll apo të godisnin portën kundërshtare.
Në këtë mënyrë Dinamo thuajse ka mbyllur llogaritë për të qëndruar në Kategorinë e Parë e ndihmuar nga barazimi 1-1 i Partizanit me Besëlidhjen që i zbret këta të fundit një kategori më poshtë.
Ndërsa Dinamo në ndeshjen e fundit do të presë Pogradecin në Tiranë ku me një fitore mbyll edhe matematikisht mbijetesën.
Top Channel