Puna e një punonjësi policie është e rrezikshme, sidomos në Shtetet e Bashkuara ku liria e mbajtjes së armës është e shenjtë.Çdo ditë policët amerikanë përballen me kriminelë të ndryshëm, që nga pedofilët e deri tek ata të akuzuar për terrorizëm.
Por rrallë ndodh që skenat e përballjes me krimin të dokumentohet me video. Një rast i tillë ndodhi në Middlefield në Ohajo, ku një 42-vjeçar i identifikuar më vonë si James Glikerson doli nga automjeti i tij me një kallashnikov në dorë dhe hapi zjarr ndaj patrullës së policisë.
Dy agjentët, Brandon Savage dhe Erin Thomas iu kundërpërgjigjen brenda pak sekondave duke e lënë të vdekur autorin e sulmit, ndërkohë që nga plumbat e kallashnikovit ka mbetur e plagosur dhe ka humbur një gisht dore, policja Erin Thomas.
Rasti në fjalë bëri bujë në SHBA, ndërsa cështja ka kaluar në dorë të federalëve të cilët kanë nisur hetimet për lidhje të 42-vjeçarit me terrorizmin pasi në automjetin e tij u gjetën manuale për ndërtimin e bombave artizanale, të ngjashme me ato që shpërthyen në maratonën e Bostonit.
KUJDES VIDEO PERMBAN PAMJE TE DHUNSHME!
Top Channel