Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se nuk parashikon ndonjë skenar, që do të kishte të nevojshme dërgimin e trupave amerikane në Siri.
Ai riafirmoi se provat e qarta mbi përdorimin e armëve kimike nga qeveria siriane do të detyronin një “ndryshim loje”, por se përgjigja ndaj tyre nuk do të jetë e nxituar.
Më herët, Sekretari i Mbrojtjes, Chuck Hagel, tha se SHBA-të nuk përjashtojnë mundësinë e armatosjes së rebelëve.
Reagimi i Obama-s vjen pasi dhjetra persona janë raportuar të vrarë nga trupat qeveritare në veri-perëndim të Sirisë, ditën e enjte.
Obama tha për reporterët në Kosta Rika, të premten, se si kryekomandant ai nuk do të përjashtonte asgjë “në rast se rrethanat ndryshojnë”. Por, ai shtoi se nuk parashikon një skenar, sipas të cilit “forcat amerikane në terrenin sirian” do të ishin zgjidhje pozitive, si për Amerikën edhe për Sirinë.
Ai tha gjithashtu se është konsultuar tashmë me liderët e Lindjes së Mesme dhe se ka siguruar dakordësinë e tyre.
Obama ritheksoi se ka prova të mjaftueshme për përdorimin e armëve kimike në Siri, por që “ne nuk dimë se kur, ku edhe si”.
Ai këmbënguli se, nëse do të gjenden prova të forta, atëherë “do ndryshojnë loja jonë”, sepse “ekziston mundësia që armët bërthamore të bien në duart e organizatave si Hezbollah”, në Libanin fqinj.
Top Channel