Korçë, sherr mes të rinjve, tre të plagosur

04/05/2013 00:00

Sherri mes disa të rinjve në Korçë ka degjeneruar në përplasja fizike mes tyre duke shkaktuar tre të plagosur.

Ngjarja ka ndodhi pas një debati të momentit, ndërkohë që të plagosur Shpëtim Gjeloshi, si dhe vëllezerit Arben dhe Ardian Rushiti, të cilët janë në gjendje të rëndë në spital.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e saj, ndërkohë që paraprakisht bën me dije se 5 të rinj u grindën me njëri-tjetrin në gjendje të dehur. Mësohet se dy autorët e plagosjes janë identifikuar dhe për ta ka nisur operacioni i kërkimit me qëllim vënien në pranga dhe nxjerrjen para drejtësisë.

Top Channel