Jessica Alba “gjuan” për peshk

03/05/2013 14:10

Një prej aktoreve më tërheqëse të Hollivudit, Jessica Alba, duket e shkëlqyer edhe në aktivitetet e saj të përditshme.

Në një vizitë në Seul, në Korenë e Jugut, nëna 32-vjeçare e dy fëmijëve, dukej në veçanërisht tërheqëse, edhe në një prej vendeve të fundit të mendueshëm për ekspozimin e hireve të saj.

E kombinuar në mënyrë elegante, me një pallto të hollë, Alba ishte e pranishme në tregun qëndror të peshkut të qytetit, ku përfitoi për të përzgjedhur vetë darkën e saj.

Tregu i Noryangjinit, i ndodhur në qendër të kryeqytetit koreanojugor, është vendi ku seulasit blejnë peshk dhe asortimente të tjera të detit që prej vitit 1927.

Në kuzhinën koreane, produktet e detit janë veçanërisht të përdorura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA