F1, Sauber ndërron pjesën e pasme

03/05/2013 19:55

Skuderia Sauber do të ndërrojë pjesën e pasme të makinës së saj në Cmimin e Madh të Spanjës që do të zhvillohet më 12 maj me qëllim shmangien e problemeve që kanë pasur pilotët e saj në garat e para të kampionatit botëror të Formulës 1.

Inxhinieri i përgjithshëm i skuderisë, Tom McCullough, ka besim se ndryshimet e realizuara në pjesën e pasme të makinës janë të mjaftueshme që pilotët Nico Hulkenberg dhe Esteban Gutierrez të luftojnë për 10 vendet e para të klasifikimit.

“Kemi bërë disa ndryshime në makinë dhe po presim provat e lira të së premtes për të parë rezultatet. Objektivi ynë është që të dy pilotët të përfundojnë në dhjetëshen e parë ditën e dielë”, deklaroi McCoullough.

Sauber ka grumbulluar vetëm 5 pikë në katër garat e para. Të gjitha pikët janë fituar nga Hulkenberg, ndërsa Gutierrez ende nuk ka marrë pikën e tij të parë në këtë kampionat.
 

Top Channel