Pas disa shfaqjesh në publik, në të cilat Rita Ora befasoi me stilin e saj të veshjes, 22-vjeçarja u paraqit me një stil relativisht të thjeshtë në një takim mode në Londër.

Këngëtarja me origjinë shqiptare zgjodhi që në “British Designer Collective” të paraqitej këtë të enjte me një fustan të hijshëm me një ngjyrë të kuqe të ndezur.

E kuqja ishte ngjyra mbizotëruese në trupin e Ritës, që kishte zgjedhur një paraqitje të thjeshtë edhe përsa i përket kapjes së flokëve, të fryrë dhe të ngritur për sipër.

Pavarësisht stilit të saj të padiskutueshëm, kjo paraqitje e Ritës mbase ishte disi zhgënjyese për fansat e saj, të cilët mbase shpresonin që të shikonin më shumë prej trupit të këngëtares.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA