“Shpërthen” Miley Cyrus

02/05/2013 15:35

Miley Cyrus ka realizuar për revistën ‘V’ atë që është padyshim seti i saj fotografik më i “nxehtë” deri tani. Aktorja dhe këngëtarja shihet në disa nga fotot duke tërhequr të mbathurat, duke zbërthyer pantallonat ose duke mbuluar me dorë gjoksin.

20-vjeçarja ka kohë që e ka hedhur poshtë imazhin e saj si princesha adoleshente e filmave Disney dhe ky set fotografik tregon që Cyrus po shkon drejt ekstremeve.

Miley theksoi në intervistë se zërat për ndarjen e saj nga i fejuari Liam Hemsworth janë të rreme: “Thjesht ne nuk kemi aq kohë sa do të donim për të ndenjur me njëri-tjetrin.”

“Ne të dy punojmë dhe zërat lindin pasi paparacët rrallë na fotografojnë së bashku. Nuk kam kohë të dal me të dashurin tim çdo ditë, por kjo nuk do të thotë se jam ndarë”, shpjegoi Miley Cyrus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA