Së shpejti do të shfaqet filmi i fundit i sagës ‘Hangover’ dhe për këtë arsye protagonistët e kësaj komedie janë vendosur në faqe të parë nga ‘The Hollywood Reporter’.
Në intervistën e gjatë për revistën e famshme kinematografike, regjisori Todd Phillips tregoi disa prapaskena të kësaj sage të suksesshme: “Lindsay Lohan nuk ka pranuar rolin e striptistes në filmin e parë (2009), por nuk duhet kritikuar sepse ajo e pëlqeu shumë skenarin, por ishte çështje moshe. Ishte vetëm 20 vjeç dhe nuk mund të interpretonte një striptiste.”
Filmi i parë ‘The Hangover’ ka pasur një buxhet prej 35 milionë dollarësh dhe me aktorë që në atë kohë ishin thuajse të panjohur, por fitimet prej tij shkuan në 467.5 milionë dollarë dhe karriera e Bradley Cooper, Ed Helms dhe Zach Galifianakis mori hov të madh.
Filmi ‘The Hangover 2’ pati një fitim prej 570 milionë dollarësh duke patur edhe më shumë sukses se i pari. Tashmë pritet pjesa e tretë e këtij filmi që do të shfaqet për herë të parë më 24 maj.
Top Channel