Zeta Jones sërish në klinikë

30/04/2013 00:00

Catherine Zeta Jones është shtruar sërish në një klinikë të specializuar
për mjekimin e shqetësimeve depresive, nga të cilat aktorja vuan prej
dy vjetësh.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja Sarah Fuller, e cila ka shtuar se Jones vendosi me vullnetin e saj që të shtrohej në spital.

“Ajo vendosi të marrë mjekime të rregullta, për ta menaxhuar shëndetin e saj në mënyrën sa më optimale”, ka deklaruar zëdhënësja e aktores.

Së fundmi Zeta Jones është kthyer në ekranet e kinemasë amerikane në shkurt me thrillerin “Efekte Anësore”, i pritur me sukses nga kritika dhe publiku.

Top Channel