SHBA, “Pain&Gain” kryeson në box office
30/04/2013 00:00
Në pritje të “Iron Man 3”, që me premierat në pjesën tjetër të botës ka
grumbulluar shifrën rekord prej 195 milionë dollarë, në box office-n
amerikan ka pasur epërsi filmi “Pain & Gain”.
Sipas mediave amerikane, filmi me regji të Michael Bay dhe me interpretim të Mark Wahlberg e Dwayne Johnson, ka mbledhur 20 milionë dollarë vetëm në fundjavë.
Në vendin e dytë vjen “Oblivion”, filmi fantastiko-shkencor me Tom Cruise, që duket se ka kthyer aktorin në ditët më të mira dhe që këtë fundjavë ka mbledhur 17 milionë dollarë.
Në vendin e tretë me 10 milionë renditet filmi sportiv “42”, një histori bejsbolli e viteve ’40 mbi lojtarin e parë afro-amerikan që luajti në Major League, Jackie Robinson.
Top Channel