Ronaldo, drejt United ose PSG

30/04/2013 18:10

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është midis Manchester United e Paris SG, të paktën sipas një artikulli që e përditshmja “The Sun” publikoi ditën e martë.

Në bazë të burimeve, sipas gazetës “të mirëinformuar”, në javët e fundit kanë mbërritur në shtëpinë e portugezit në Madrid përfaqësues të secilit prej të dy klubeve, për të parë se cila është gatishmëria e Ronaldos për t’u transferuar në secilin prej këtyre skuadrave.

”The Sun” pretendon se ka mësuar edhe vlerën e ofertave ekonomike që secili prej këtyre dy klubeve ka vendosur të bëjë.

Nga ana e tij, Ferguson ofron për rikthimin e Ronaldos në “Old Trafford” 77 milionë euro, plus kartonin e Nanit, i cili vlerësohet me 25 milionë euro në merkato.

Paris SG është në gjendje që të përmirësojë ndjeshëm pagën e futbollistit, ndërsa Realit do t’i ofrojë “rimbursimin” e të njëjtës shumë, që madrilenët paguan për ta blerë nga United, plot 94 milionë euro.

Top Channel