Heynckes: Barça, skuadra më e mirë në botë

30/04/2013 15:20

Jupp Heynckes kërkon që lojtarët e tij të qëndrojnë me këmbë në tokë në kuadër të gjysmëfinales së dytë të Ligës së Kampioneve mes Bayern Munchen dhe Barcelonës.

Bavarezët gëzojnë një avantazh prej 4 golash, por tekniku veteran mendon se asgjë nuk ka përfunduar dhe nuk ka vend për festime.

“Kam thënë gjithmonë që jemi dy ekipe madhështore. Barcelona vazhdon të jetë skuadra më e mirë në botë dhe ne kemi dhënë maksimumin në përgatitjet për ndeshjen e kthimit. Duam të shmangim surprizat”, theksoi Heynckes në konferencën për shtyp.

Trajneri i cili do të largohet në fund të këtij sezoni për t’i lënë vendin Guardiolës, shtoi se Bayern do të mundohet të fitojë edhe takimin e dytë ndaj spanjollëve: “Duam të fitojmë, duam të sulmojmë dhe të godasim portën sa më shumë. Nuk dimë të mbrohemi.”

Top Channel