Eva Herzigova dhe i dashuri i saj, Gregorio Marsiaj, janë bërë prindër të një djali për herë të tretë. Lajmin e bën të ditur Usmagazine.com.

Nuk dihen detaje të tjera, por nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të mirë.

Eva Herzigova ka thënë në një intervistë të kohëve të fundit se i pëlqen shumë jeta e saj si nënë dhe tmerrohet kur mendon se djemtë e saj do të largohen një ditë nga shtëpia.

“Të jesh nënë është vështirë, por është gjëja më e bukur në botë gjithashtu. Cdo ditë mëson diçka të re. Do trishtohem shumë kur djemtë të nisin jetën e tyre të pavarur”, pati deklaruar Herzigova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA