Zanetti: Do të kthehem të luaj

29/04/2013 14:40

“Falenderoj tifozët, shokët e skuadrës, kolegët dhe të gjithë ata që më kanë qëndruar pranë.”

Këto janë fjalët e Javier Zanetti një ditë pas dëmtimit të rëndë që pësoi në tendinën e Akilit në ndeshjen ndaj Palermos.

“Dëmtimet janë pjesë e futbollit. E kuptova menjëherë që ishte e rëndë. Tani mendoj të shërohem, të bëj rehabilitimin dhe të kthehem të luaj. Dua që të paktën të luaj një ndeshje tjetër para tifozëve të mi edhe pse shpresoj që të luaj më shumë se një”, theksoi kapiteni i zikaltërve për Inter Channel.

40-vjeçari do të qëndrojë 6-8 muaj jashtë fushave të futbollit dhe duke marrë parasysh moshën, karriera e tij mund të jetë mbyllur në stadiumin “Renzo Barbera”.

Top Channel