Gjirokastra rrezikon seriozisht daljen nga “UNESCO”, e këtë paralajmërim ky institucion e ka bërë në mënyrë të përhershme në çdo raport.
Indiferentizmi total i institucioneve përgjegjëse mund të çojë në fshirjen nga listat e trashëgimise botërore të Gjirokastres, por edhe Beratit, dy qytete me vlerë të jashtezakonshme universale për stilin e tyre arkitekturor e që kanë nevojë për mbështetje e politika reale zhvillimi e ruajtjeje për të mbetur pjesë e vyer e historise dhe kultures shqiptare.
Rrugicat e gurta hera heres te kredhin ne histori, e hera heres ne dhimbjen qe te shkakton rrenimi i shume shtepive karakteristike.
Diku nga koha e harresa, e diku nga nderhyrjet betonizuese, aq shume te cituara edhe ne raportet e “Unesco”-s, ato duket sikur shume shpejt do te mbeten thjesht ne kujtimet e fotografive te vjetra te arkivave.
Nje prej tyre shtepia e familjes Hajderi tashme eshte gjunjezuar dhe pret nga dita ne dite te kthehet thjesht ne nje grumbull guresh pa vlere.
Loja me kategorizimet hedh sa ne nje shkalle ne nje tjeter monumentet e kultures, nje tjeter pike kjo e ngritur nga “Unesco” qe ka rene serisht ne vesh te shurdhet.
Kete e ndjejne thuajse te gjitha monumentet ne Gjirokaster, te cilat zbresin apo hipin ne statusin e monumentit te kultures se kategorise se pare apo te dyte sipas interesave te rastit.
Banjot turke jane nje monument i kultures otomane qe ngrihet mbi nje tjeter kulture me te hershme, qe mund te shkoje siç thone ekspertet deri ne kohen e Romes antike.
E megjithate, kjo nuk ka mjaftuar per t’i dhene perkujdesjen e merituar. Nje pjese e banuar e saj rrezikon te rrëzohet e te terheqe me pas gjithe kete monument unikal. Familja qe jeton këtu nuk ka mundesi financiare per te bere asnje nderhyrje e perveç premtimeve ende nuk ka marre asgje tjeter .
Ngjitur, nje xhami e shekullit te XVII e kthyer në një shtepi të privatizuar e vetëm kaq.
E dhimbshme eshte gjendja ne te cilen ndodhet edhe shtepia e njohur e Totozaneve, te ciles hija e rende i eshte mpleksur keqazi me rrudhat e rrenimit te shtrira kudo pergjate trupit te saj.
Diku ne krah edhe shtepia e Kabilateve, qe perballoi, siç thone gjirokastritet dy Luftra Boterore, por nuk mundi t’i mbijetonte luftes qe i rezervuan 22 vitet e demokracise shqiptare.
Po ashtu, edhe shtepia monument kulture e Resajve është rrezuar jo me shume se dy muaj me pare. Shtepia e familjes Xheneti dergjet e braktisur ndersa ne sheshin e Hoxhatëve ka mbire kudo betoni.
Shtepise se Koloit ne lagjen Varrosh ndihma nuk i erdhi kurre derisa u rrezua plotesisht.
Nderkohe, me tej, ndertesa e njohur gjashtekendeshe ne qafen e pazarit, e rikonstruktuar 3 vjet me pare eshte sot imazhi i menyres sesi funksionon nje proces i tere rikonstruktimi vetem ne leter, sepse ne realitet gjendja eshte tejet e rende, me godinen qe në pak kohë mund te bjere mbi vete.
Kompleksi i vjeter tregtar Zigai,një nga objektet që perfaqesojnë elementet e pare europian të zhvillimin ne qytet eshte nje tjeter objekt i shkalafitur e i mbytur nga lageshtira e çarjet e shumta edhe pse ne leter eshte rikonstruktuar diku tre vjet me pare.
Shtepia e skenduleve po ashtu njeh famen vetem ne emer sepse ne terren eshte tjeter gje.
Dikur, monumentet e kultures se kategorise se pare dhe te dyte perfitonin kredi pa interes, çka u jepte mundesine familjeve te rregullonin e te mirembanin shtepite e tyre, ndryshe nga sot ku ato duhet te kryejne nderhyrje me financa minimale shpesh deformuese thjesht qe keto shtepi mos i zene poshte.
Ky ka qene edhe nje nga paralajmerimet me serioze te “Unesco”-s, por vetem kaq sepse asgje nuk eshte bere per t’i mbeshtetur keto familje. Dikur ne ateliene e monumenteve punonin rreth 200 specialistë, ndersa sot vetem 3 apo 4…
Shtepia e historike e Topullareve, qe nuk eshte me muze, ajo e Selfateve, e Gegeve, Kokomaneve, sheshi tek Cajupi ku lulezon nje tjeter ndertim betoni ndjekin si nje zinxhir i trishte njera-tjetren, ku duket se me shume ndihet kelthitja e strukturave te “Unesco”-s se atyre shqiptare.
Diku mes rrugicave te braktisura plotesisht nga mungesa e njerezve edhe godina e drejtorise se monumenteve te kultures… pamja e saj mjafton per te dhene dimensionin me real te rendesise qe i jepet sot Gjirokastres dhe vlerave te jashtezakonshme te saj.
Top Channel