Një “ëngjëll” në plazhet e Majemit

29/04/2013 18:20

Me një trup aq të tonifikuar dhe linja aq të rregullta, është e vështirë të mendosh se supermodelja Doutzen Kroes mund të jetë nënë.

Një prej “ëngjëjve” të “Victoria’s Secret”, gërshetoi punën me detyrat e saj familjare, ndërsa udhëtoi me bashkëshortin Sunnery dhe djalin 2-vjeçar Phyllon, në plazhet e Majemit.

28-vjeçarja, e fotografuar nga mediat rozë, dëshmoi edhe një herë më shumë hiret e saj të jashtëzakonshme, ndërsa me durim pranoi që të pozonte përkrah fansave që kërkonin nga një foto me të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA