Serie A/ Bologna shtang Napolin, e mposht në Maradona Stadium dhe gara për zonën Champions ndizet më shumë se kurrë
“Përmbysje”. Kjo është fjala që Lionel Messi shkruan në një rrjet shoqëror kinez, ku ai ndiqet prej miliona fansash.
Një ekuivalent i “Twitter”-it i adresuar publikut kinez, rrjeti shoqëror “Tencent Weibo” i dha zë mendimeve të Messit, i cili në të shkuante se besonte tek një “përmbysje historike”.
Një të tillë, Barcelona ka arritur ta bëjë në këtë sezon, kur fitoi 4-0 përballë Milanit, skuadër që në fushën e saj kishte fituar 2-0.
Megjithatë, është e qartë që për t’ia dalë mbanë, fituesi i katër Topave të Artë duhet të shkëlqejë me të gjithë forcën e tij.
Në karrierën e tij, Messi ka realizuar 12 gola ndaj skuadrave gjermane. Mbrëmja më e lumtur ishte ajo brenda së cilës shënoi pesë herë në portën e Leverkusenit.
Ai gjithashtu realizoi dy herë në një fitore 4-0 ndaj Bajernit në vitin 2009, por nuk ka dyshime se ky Bajern, nuk është më në rolin e sfidantit, por është shndërruar në skuadrën për t’u mundur në Europë.
Top Channel