Marc Anthony ndahet nga e dashura

29/04/2013 12:40

Marc Anthony i ka dhënë fund marrëdhënies së tij me Chloe Green vetëm disa javë pasi ajo është shpërngulur të jetonte me të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas miqve të çiftit, ka qenë ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez ai që ka kërkuar ndarjen. Një burim tha për ‘The Sun On Sunday’: “Marc dhe Chloe e morën shumë seriozisht lidhjen, por nuk funksionoi. Marc vendosi që të ndaheshin.”

Marc Anthony ka qenë i martuar tetë vite me Jennifer Lopez dhe ka dy fëmijë me këngëtaren e famshme. Gjithashtu ai ka një fëmijë nga marrëdhënia me Debbie Rosado dhe dy të tjerë nga ish-Miss Universi, Dayanara Torres.

Ndërsa Chloe ka qenë e lidhur më parë me futbollistë të njohur si Djibril Cisse dhe Jermaine Defoe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA