Gjatë spektaklit të së shtunës së “Big Brother”, dy ish-banorë, Olta dhe Arsimi shfaqën një intimitet midis tyre që nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e produksinit.
Një afrimitet që mbushi faqet e gazetave rozë, ai u vendos në qendër të vëmendjes së “Big Brother Fun Club”, ditën e dielë.
Nga studio, Olta i dha një përgjigje të qartë pyetjeve të Albana Osmanit në lidhje me këtë raport: “Me Arsimin kishim një raport shumë të afërt brenda në shtëpi, kishim një lloj kontakti fizik, por ju siguroj se ai ka një të dashur shumë të bukur, Armelën, që e përshëndes shumë. Kjo është e gjithë historia. Ajo që patë ishte vetëm shfaqje malli pasi kisha kohë pa e parë”.
Në lidhje telefonike, rrugës drejt Kosovës, Arsimi mbështeti të njëjtin version. “Po, është e vërtetë që kam një lidhje jashtë shtëpisë, ajo që është publikuar edhe në disa revista e gazetarë rozë. Megjithatë, kisha preferuar ta mbaja të fshehtë këtë lidhje, të nisur përpara futjes sime në shtëpi, për respekt të personit që kam përkrah. Falë Oltës, tashmë kjo nuk është më e mundur (qesh)”.
Përvoja në edicionin e gjashtë të “Big Brother” i shërbeu Arsimit për t’u punësuar në një organizatë që kujdeset për punësimin e njerëzve, ndërsa këto ditë kanë qenë të veçanta për të.
”Jam shumë i relaksuar. Isha pak i përfshirë nga ritmi i lartë dhe emocionet atë javë kur dola nga shtëpia, por tani ndihem shumë mirë dhe po kaloj ditë shumë të bukura në Shqipëri. Jam i kënaqur për këtë eksperiencë të re, nëpërmjet këtij punësimi dhe falenderoj shumë produksionin e kompaninë që kam nënshkruar”, shtoi Arsimi.
Top Channel