Lushnja kampione dhe Superligë

28/04/2013 00:00

Lushnja është zyrtarisht kampionia e Kategorisë së Parë. Myzeqarët e drejtuar nga Bano mundën 2-1 Naftëtarin falë golave të Koreshit dhe Metushit dhe 2 javë para përfundimit të sezonit siguron rikthimin në kategorinë superiore. 

Skuadra e Lushnjës do të ngrejë trofeun me 11 maj pas sfidës me Partizanin e cila është dhe e fundit e këtij sezoni. Ndërkohë Partizani u mund 1-2 nga Kamza, por kjo humbje nuk i rrezikon asgjë të kuqve të cilët kanë siguruar dhe ata rikthimin në Superligë.

Skuadrat që do të bien nga Kategoria e Parë janë Gramshi dhe Naftëtari ndërkohë që emri i dy skuadrave do të vendoset gjatë këtyre 2 javëve të fundit.

Top Channel