Gogla të pamëshirshme për Dinamon në Conference League, ja me kë do të ndeshet “Nëndetësja” nëse kalon në play off
Pavarësisht se kanë siguruar titullin kampion dhe kanë një avantazh shumë të madh nga vendi i dytë, sërish Bajerni i Mynihut ka fituar edhe pse nuk kishte formacionin bazë në fushën e lojës.
Veç Mandzukic dhe Boateng, askush nuk luante nga formacioni i parë. Ka mjaftuar një gol i shqiptarit Xherdan Shaqiri skuadrës së Jup Henjkes për të mundur 1-0 Frajburgun.
Kjo ishte fitorja e tyre e 14-të radhazi dhe për më tepër me pikët e sotme u arrit dhe rekordi i 84 pikëve, kur janë për t’u luajtur edhe tre javë Bundesligë.
Nuk ka toleruar në këtë javë të 31-të as Borusia e Dortmundit, e cila mundi 1-2 Fortunën e Dyseldorfit. Edhe ata kanë luajtur me rezervat duke ruajtur formacionin bazë për ndeshjen me Realin ditën e martë.
Shahin në pjesën e parë dhe Blazhikovski në të dytën shënuan golat e fitores, ndërkohë që Bodzek shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij.
Top Channel