Skënderbeu shpallet kampion
26/04/2013 19:00
Skënderbeu është zyrtarisht kampioni i Shqipërisë në futboll. Korçarët e drejtuar nga Mirel Josa mundën 2-0 Kastriotin duke mbyllur gjithçka 2 javë para përfundimit të Superligës.
Titulli i tretë radhazi kampion dhe i katërti në historinë e Skënderbeut u vulos falë golave të Ditmar Bicit dhe Sabien Lilajt.
Tashmë e gjithë lufta në këto javë të mbetura do të jetë për vendin e dytë dhe në fundin e klasifikimit. Kukësi, Flamurtari, Teuta dhe Tirana garojnë për të zënë vendin e dytë, gjë e cila do ti çonte ata direkt në Europa Ligë.
Edhe lufta për mbijetesë është po kaq e ashpër. Shkumbini, Bylisi dhe Besa janë 3 skuadra që luajnë për t’i shpëtuar rënies nga Superliga.
Top Channel