Situatë komike para portës

26/04/2013 00:00

Skenë komike në kampionatin e futbollit në Uruguaji në ndeshjen mes Danubios dhe Cerros. Topi i hedhur në zonë nga një goditje këndi, qendron për sekonda me radhë në zonën e vogël të portierit dhe “kundërshton” të hyjë në rrjetë.

Bëhet fjalë ndoshta për rrëmujën më të gjatë pranë vijës fatale në futboll. Topi vallëzon në zonën e vogël për disa sekonda. Askush prej lojtarëve, thuajse që të gjithë në pak metra katrorë nuk mund të japë dot goditjen përfundimtare, as mbrojtësit s’largojnë dot rrezikun dhe as sulmuesit nuk e shtyjnë dot në rrjetë atë.

E në përpjekje e sipër, goditja “qorrazi” e njërit prej futbollistëve përplas topin në rrjetë duke i dhënë fund rrëmujës së krijuar.

Top Channel