Kjo sallë nuk mbetet asnjë fundjavë bosh.

Teatri Kombëtar i Kukullave mbetet i frekuentuar nga fëmijët, të cilët ndjekin shfaqjet që vihen në skenë. Por, e veçanta e premierës së fundit, “Kush është fajtori”, është një shfaqje autodidakte në bashkëpunim me fëmijët.

Shfaqja, me regji të Alma Pinas, ka ngjitur në skenë aktoret Florinda Mazreku, Marilda Furxhi, Donika Ramallari dhe Sokol Myzeqari.

Autorët dhe aktorët e shfaqjes thonë se, përveç se duan të argëtojnë fëmijët, ata përcjellin edhe mesazhe për ta, që në këtë moshë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA