Paltrow: E lumtur për vlerësimin

26/04/2013 15:15

Sapo është shpallur femra më e bukur në Botë nga revista ‘People’ dhe Gwyneth Paltrow ka thënë se të vlerësohesh kaq shumë është një ndjenjë e mrekullueshme.

“Jam 42 vjeç, kam dy fëmijë dhe të vlerësohesh kështu është fantastike”, theksoi aktorja hollivudiane e ftuar në një emision televiziv amerikan.

Paltrow është në një formë të shkëlqyer fizike dhe zbuloi se sekreti i saj është eliminimi i plotë nga dieta ushqimore e sheqerit, kafes, alkoolit dhe djathit.

Aktorja foli edhe për filmin ‘Iron Man 3’, ku ajo interpreton rolin e të dashurës së superheroit Tony Stark: “Skenat e aksionit i xhirova pa dublante dhe u kënaqa shumë. Pyes veten pse kam harxhuar kaq shumë kohë me filma të zhanrit dramë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA