Motra e Michael Jackson: Jetoj me fantazmën e tij
26/04/2013 15:30
Motra e Michael Jackson, La Toya, ka thënë se fantazma e vëllait të saj të ndjerë “vërdalliset” në shtëpi.
56-vjeçarja beson se shpirti i mbretit të popit vazhdon të kujdeset për fëmijët që ka lënë pas, Prince, Paris dhe Blanket, të cilët jetojnë me nënën e tyre Katherine.
La Toya tha: “Michael dëgjohet duke kërcyer në mansion. Nuk mund ta shohësh, por e ndjen fare qartë prezencën e tij në banesë.”
Gjithashtu, ‘The Sun’ publikon se La Toya Jackson po përdor një njeri me fuqi psikike për të kontaktuar me vëllain e saj, i cili vdiq në moshën 50-vjeçare në vitin 2009.
Top Channel