“L’Equipe”: Ancelotti, gjithmonë e më pranë Realit

26/04/2013 11:00

Trajneri i Paris SG është gjithmonë e më pranë kalimit në drejtimin e Realit të Madridit në sezonin e ardhshëm, informoi e përditshmja franceze “L’Equipe”.

Sipas kësaj gazete, një i dërguar i Realit mbërriti në Paris pas fitores 3-0 me Nisën në kampionat dhe pyeti për situatën e italianit.

Burimi që informoi për këtë takim, tha gjithashtu se “Ancelotti nuk do të vazhdojë më në Paris dhe mundësia e kalimit të tij tek Reali është 90%”.

Për Realin, blerja e Ancelottit do të ishte edhe një mënyrë e mirë për të mbërritur tek një prej futbollistëve më të vlerësuar nga klubi madrilen, mesfushori Verrati.

Nga ana tjetër, ky burim i afërt me klubin theksoi se Ibrahimoviçi nuk do të lëvizë në sezonin e ardhshëm prej “Parc des Princees”, duke përgënjeshtruar kështu mundësinë e rikthimit të suedezit në Serinë A.

Top Channel