Flamurtari, kampion në basketboll

26/04/2013 00:35

Skuadra e Flamurtarit, në basketboll për femra, shpallet kampione e Shqipërisë, pasi ka mundur Apoloninë në ndeshjen e tretë “Play off”,  me rezultatin 56-53.

Ky është titulli i 17-të për skuadrën vlonjate, e cila konfirmohet si ekipi më i mirë aktualisht në vend.

“Apolonia është një ekip shumë i mirë, por në fund fitoi ai ekip që kishte nerva më të forta dhe që luajti më mirë deri në fund të takimit. Kemi kthyer rezultate me -19 pikë me Tiranën, ashtu si dhe me Kamzën, me Korcën e me shumë ekipe, dhe kësaj radhe Flamurtari tregoi veten e tij si një ekip kampion. Besoj të jemi të kënaqur me titullin që morëm”, u shpreh Viron Toska, trajneri i Flamurtarit.

Edhe pse kanë kryesuar pjesën më të madhe të lojës, fieraket bënë shumë gabime në fundin e ndeshjes, duke humbur avantazhin dhe duke i dhënë mundësinë Flamurtarit të çojë në 3-0 rezultatin e ndeshjeve “Play Off”.

Top Channel