Një nga pronarët e firmave piramidale të vitit 1997, Bashkim Driza është rikthyer në Gjykatë, edhe pse sërish në mungesë.

“I pandehuri Bashkim Driza, sic provohet nga akt-ekspertimi, ka falsifikuar nënshkrimin e bashkëshortes së tij Fiqerete Ymeti, në prokurorë me anë të së cilës autorizohet e pandehura Anila Balili për të shitur një truall. Shtetasja Fiqerete Ymeti ka rezultuar se nuk ka qenë kurrë më parë në Republikën Demokane”. Kështu ka deklaruar në seancën gjyqësore ndaj Bashkim Drizes, prokurori Ols Dado.

I shpallur fajtor pothuajse 10 vjet me pare per vjedhje me ane te mashtrimit te mijera njerezve, ish-bosi i firmes piramidale “Populli”, Bashkim Driza rrezikon sërish të denohet, edhe pse sikurse ne rastin e pare, në mungese.

Prokuroria e Tiranës kerkoi tre vjet burg per 55-vjeçarin, i shpallur ne kerkim nderkombetar prej vitesh pasi eshte denuar me 16 vjet burg per mashtrim. Sipas prokurorit, ne kohen qe fshihej ne Republiken Domenikane,  Bashkim Driza ka falsifikuar dokumentat me ndihem e te dashures Anila Balili, duke shitur nje truall ne Tirane qe e kishte ne bashkepronesi me të shoqen. Sipas prokurorisë, Driza ka falsifikuar firmen e te shoqes dhe hetimet treguan se gruaja nuk ka qenë kurre në Republiken Domenikane. Ky truall se pari iu shit ne menyre fiktive nje personi qe nuk egzistonte e me pas kjo shitje u be fakt po nepermjet falsifikimeve.

Per kete ceshtje ka qene nen hetim edhe nje notere, por vepra per te eshte parashkruar duke qene se kane kaluar mbi pese vjet nga kryerja e krimit.

Top Channel